Vlerësimi i nevojave dhe këshillimi
Së pari, ne duam të zbulojmë në një bisedë personale atë për të cilën keni nevojë dhe si mund t’ju ndihmojmë më së miri.
Qartësimi i pikave të mëposhtme është thelbësor për një përdorim optimal Spitex:
Kujdesi i trajtimit
Stafi jonë i infermierisë i trajnuar profesionalisht dhe me përvojë ofron shërbime që njihen nga sigurimet shëndetësore në shtëpinë tuaj.
Spektri i kujdesit të trajtimit është i gjerë:
Kujdesi themelor
Ne gjithashtu ju ndihmojmë me detyrat e përditshme për t’ju bërë të ndiheni mirë dhe të sigurt. Shërbimet bazë të kujdesit përfshijnë, për shembull, kujdesin e trupit, veshjen, ushtrimet e
aktivizimit ose ushqimin tuaj.
Ju vendosni kohën e kujdesit dhe ne orientohemi sa më mirë që të jetë e mundur sipas ideve tuaja dhe me kënaqësi përmbushim edhe dëshirat individuale.
Pazari dhe vaktet
Ne bëjmë pazarin tuaj dhe përgatisim vakte të shëndetshme sipas dëshirës suaj.
Punët e shtëpisë
Ne bëjmë punët e shtëpisë dhe kujdesemi për lavanderinë tuaj.
Transporti
Do të dëshironit të vizitoni dikë, apo keni një takim mjekësor? Ne organizojmë transportin për ju dhe ju shoqërojmë, nëse dëshironi.
Shoqërimi
Dëshironi thjesht të bisedoni me dikë apo të luani një lojë? Jemi të lumtur t’ju shoqërojmë dhe mësojmë lojrat tuaja të preferuara me letra.
Kujdesi për trupin
Ne ju mbështesim me higjienën tuaj personale si manikyr, pedikyr dhe kujdes oral, ose organizojmë një takim parukerie për ju.
Shërbimi i thirrjes dhe përgjigjet emergjente
Falë shërbimit tonë të thirrjes, ne jemi në dispozicion për ju çdo ditë gjatë gjithë kohës. Organizata jonë është e specializuar edhe në përgjigje emergjente.
Sistemi i thirrjes emergjente
Në bashkëpunim me Kryqin e Kuq të Zvicrës, ne ju ofrojmë një sistem të thirrjeve emergjente (Thirrja Emergjente e Kryqit të Kuq) në mënyrë që ju ose të afërmit tuaj të mund të kërkojnë shpejt
ndihmë në një situatë emergjente.
Kujdesi rehabilitues
Ne ju mbështesim në rast kufizimi të lëvizjes ose mobilitetit – p.sh. për shkak të një goditjeje – me një ofeRtë gjithëpërfshirëse: Ai shtrihet nga shoqërimi në rehabilitim apo
fizioterapi deri tek ndihma për ruajtjen, lëvizjen ose për frymëmarrjen.
Kujdesi psikiatrik
Edhe njerëzit me një sëmundje mendore marrin mbështetje dhe kujdes në jetën e përditshme prej nesh. Në këtë fushë, ne punojmë së bashku me profesionistë nga grupe të ndryshme profesionale dhe të
specializuara.
Kujdesi lehtësues (Palliative Care)
Në kujdesin dhe mbështetjen paliative ne përdorim staf infermierie me përvojë, të cilët mund të bëjnë të ndjeheni mirë dhe të dinë se çfarë është e rëndësishme në këtë situatë. Ne i përmbushim
dëshirat dhe nevojat e klientëve tanë dhe të afërmve të tyre me të gjitha burimet dhe resurset tona, për të mundësuar një lamtumire dinjitoze.
Kujdesi për njerëzit me parkinson
Njerëzit me sëmundjen e parkinsonit kanë nevoja të veçanta. Mbështetja dhe kujdesi ynë përfshin masa të ndryshme për ta bërë jetën e përditshme sa më mirë që të jetë e mundur dhe për të
parandaluar komplikimet.
Kujdesi për njerëzit që vuajnë nga demenca.
Kujdesi dhe përkrahja e njerëzve që vuajnë nga demenca është një sfidë e madhe dhe mund të jetë stresuese për të afërmit. Ne ofrojmë kujdesin dhe përkrahjen e duhur si dhe shoqërojmë të
afërmit.
Paraplegjia / Skleroza e shumëfishtë
Ekipi ynë i trajnuar mbështet njerëzit me një dëmtim të përhershëm të aftësisë për të lëvizur si pasojë e dëmtimit të sistemit nervor qendror, të tilla si lëndimit të palcës kurrizore, sklerozës
të shumëfishtë dhe spina bifida. Për të garantuar profesionalizëm të një niveli të kualitetit të lartë, punonjësit tanë rregullisht marrin pjesë në programin ParaHelp në Nottwil.
Bassersdorf
Grindelstrasse 8
8303 Bassersdorf
Tel 043 300 51 40
Tel 043 300 51 40
Fax 043 233 55 01
info@spitex24.ch
www.spitex24.ch
Spitex 24 AG
Baarerstrasse 43
6300 Zug
Tel 041 710 94 94
Fax 041 710 16 07
zug@spitex24.ch
www.spitex24.ch
Miratuar nga
sigurimi shëndetësor